Aktori dhe regjisori shqiptar me banim në Los Anxhelos, Kastriot
Hasa, është duke përgatitur një surprizë tjetër për artëdashësit shqiptarë. Projekti i tij më i fundit i takon sërisht realizimit të një
filmi me metrazh të gjatë ku në role kryesore do të interpretojnë aktorë shqiptarë.
“Aktualisht jam duke përfunduar skenarin e filmit tim më të ri, dhe në të njëjtën kohë kam gjetur mbështetje nga një studio këtu në Hollivud si dhe jam duke kërkuar partnerë të tjerë”,
pohon Hasa, e ndërsa ky
film do të kërkojë dhe mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Filmit në Tiranë, pasi regjisori pritet të udhëtojë drejt vendit të tij të lindjes, thotë
Hasa.
Ky
film pritet të ketë në fokus vitet e diktaturës, ku trajtohet dashuria, ndarja, internimi apo serevilizmi i atyre viteve.
Hasa është ndër të paktët aktorë shqiptarë i cili po prek Hollivudin, duke bashkpunuar me emra të ndryshëm aktorësh dhe regjisorësh prestigjiozë, por dhe në serialet televizive të njohura amerikane.
“Cmimi “Best Albania Movie”, (
filmi më i mirë shqiptarë), ishte me të vërtet një moment tepër i rëndësishëm në karrierën time artistike, pasi jo vetëm, ishte
filmi im i parë si regjisor por edhe si skenarist, producent, kompozitor dhe së fundmi montazhier.
Është kënaqësi e veçantë të pranohesh dhe vlersohesh nga vendi yt, shprehet ai në një intervistë për Shekullin. Është një rilidhje që bën me veten, pjesën e mbetur mbrapa, dhe më beso, është një ndjenjë tepër e fuqishme dhe fisnike, njësoj sikur je lidhur me prindërit pas shumë vitesh ndarje. Patjetër që ka ndihmuar shumë në eksperiencën time, fakti i të ndodhur pranë regjisorëve apo aktorëve të njohur, si Leonardo DiCaprio, Jon C. Reilly, por dhe kam patur fatin të vëzhgoj nga afër proçesin e punës të Martin Scorsese”,
pohon Hasa, i cili nuk mohon dhe suportin financiar, i cili i ka munguar duke e detyruar që herë pas here të punoj jo në profesionin e tij, pse jo, dhe duke sakrifikuar në kontinentin e largët.
Më parë se
filmi i tij të mbërrinte në Tiranë kishte udhëtuar dhe ishte vlerësuar në vende të ndryshme, si USA, Kanada dhe Meksikë.
Shtuar më 03/04/2012,
ora 09:42