Koka 18 mijë $ e Rihanna
Që të famshmet shpenzojnë tepër për imazhin e tyre kjo është e padiskutueshme, por ka edhe prej atyre shpenzimeve marramendëse të cilat nuk mund të mos komentohen.

Jo pak media kanë në qendër të vëmendjes së tyre kokën 18 mijë dollarëshe të Rihanna-s, dhe kjo shumë e konsiderueshme të hollash është shpenzuar vetëm për prerjen e tyre.

Këngëtarja ka parë veten në pasqyrë dhe ka zbuluar se flokët e saj ishin një katastrofë e vërtetë dhe menjëherë ka telefonuar në sallonin e bukurisë në Los Angeles e cila menjëherë është nisur për në Londër të kuronte imazhin e këngëtares. E gjithë kjo kushtoii 18 mijë dollarë dhe vetëm për të prerë flokët e këngëtares e cila në një sekondë zbuloi se nuk kishte imazhin që dëshironte.

“Kur doli nga pishina pa që flokët e saj ishin si mos më keq. Përdori një balsam të mirë, por ja që edhe balsami nuk bën mrekulli…dhe nuk pati asnjë rezultat”-ka deklaruar një burim për tabloidin biritanik “The Sun”.

Pas kësaj skene, këngëtarja nuk është menduar gjatë dhe menjëherë ka telefonuar parukieren e saj sepse një ditë më pas do të shfaqej në një ekran londinez dhe nuk mund të toleronte që imazhi i saj të mos ishte ai perfekti.
Zgjidhja e vetme kishte emrin Ursula Stephen, parukierja e saj në Los Angeles e cila menjëherë ka fluturuar drejt Londrës për të rikthyer imazhin perfekt të Rihanna-s sepse ajo s’ka dashur në asnjë mënyrë të riskonte duke e lënë kokën e saj në duart e një parukiri të panjohur dhe për një prerje të vetme dhe një krehje siç ajo e dëshironte, i është dashur të paguajë plot 15 mijë paund apo 18 mijë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori