Ndërron jetë një prej sulmuesve më të mirë italian të viteve 70′

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare një prej sulmuesve më të mirë në vitet 70’. Pietro Anastasi u nda nga jeta pas një lufte 2 vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ai i hodhi hapat e parë në karrierë tek Varese, ku ra në sy të shumë skuadrave të njohura italiane. Juventus në atë kohë e fitojë garën me Interin dhe e bëri të tijin sulmuesin. Me bardhezinjtë, Anastasi luajti për 8 sezone duke fituar 3 kampionate. Me Juventusin luajti 258 ndeshje në Serie A, duke shënuar 78 gola.

Pastaj, Anastasi u transferua tek Inter ku fitoi një Coppa Italie. Karrierën e mbylli tek klubi i Luganos në Zvicër. Pietro gjithashtu luajti 25 ndeshje me kombëtaren e Italisë dhe shënoi 8 gola.


Shtuar 18.01.2020 09:02