Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Klarisa Leone kërkon të krijojë "Inter Prague" FC
Klarisa Leone, ylli i dhjetra filmave hardcore, citon tabolidi anglez “The Sun”, ka në plan të themelojë ekipin e saj të futbollit, që do ta quajë “Inter Prague”, duke u shfrytëzuar nga ekipi i saj i preferuar, Interi i Milanos në Itali. Ajo ka vendosur të sfidojë, në një tjetër formë, meshkujt, duke deklaruar nismën për të themeluar një skuadër futbolli.

32-vjeçarja çeke ka thënë: “Unë e kam dashur karrierën time në kinematografi, por kam ëndërruar gjithmonë të krijoj dhe të kem një klub futbolli timin, sepse kjo do të më vinte në lëvizje edhe më të mëdha. Unë jam e sigurt se fansat e mi do të jenë po aq të etur edhe për ekipin tim në futboll. Ka shumë femra që investojnë dhe drejtojnë në futboll këto ditë.”

Të shohim nëse suksesi me klubin e ri do të jetë më i madh se ai në filma. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2011, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori