Kim Kardashian nuk u ndahet sportistëve
Kim Kardashian nuk u ndahet sportistëve. Duket se bukuroshja miliardere i ka pikë të dobët meshkujt që me profesion janë atletë të kategorive të ndryshme. Pasi ka arkivuar në nëntorin e vitit të kaluar pas vetëm 72 orësh martesë, dasmën me basketbollistin e NBA, Kris Hampris, bukuroshja amerikane nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur një dashuri të re.

Bëhet fjalë për Mark Sanchez, lojtarin e futbollit amerikan, i cili luan në skuadrën e New York Jetz.

Mësohet se bukuroshja Kardashian prej disa javësh ka fi lluar një histori me të. Por, duke parë rekordet e ndarjeve të saj, duhet pritur ende për të parë sesa do të zgjasë kësaj here. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori