Kim
Kardashian dhe Kris Humphries u martuan të shtunën dhe organizuan një ceremoni madhështore me 440 të ftuar, ashtu siç i ka hije njerëzve të pasur dhe të famshëm.
Por, interesant është fakti se çifti ka fituar 18 milionë dollarë nga
dasma, ndryshe nga njerëzit e thjeshtë të cilët llogarisin humbjet pas ceremonisë.
Si është e mundur kjo? Së pari,
dasma është filmuar për një program që do të transmetohet nga kanali “E!” dhe ‘New York Post’ llogarit se nga kjo do të merret një fitim prej 12-15 milionë dollarësh, shkruan Top Channel.
Së dyti,
revista ‘People’
pagoi 2.5 milionë $ për të drejtat ekskluzive të fotove të martesës së
Kardashian me basketbollistin ndërsa
revista ‘OK’
pagoi 100 mijë $ për fotot e përgatitjes së dasmës.
Shtuar më 23/08/2011,
ora 19:11