Strugë-Ohër, mungesë e rojeve të shpëtimit

Në shumë nga plazhet në bregun e Ohrit dhe Strugës në mes të sezonit ende nuk ka roje shpëtimi.

Shumica e tyre as nuk janë shënuar si duhet, edhe pse sidomos gjatë fundjavave ka shumë vizitorë.

Sipas Kryqit të Kuq, nga gjithsej 35 plazhe në Ohër, vetëm 12 e respektuan këtë detyrim ligjor, ndërsa në Strugë, nga gjithsej 15 plazhe, vetëm në katër ka roje shpëtimi. Edhe pse shumica e plazheve janë pa koncesionerë për shkak të kontratave të skaduara, gjithandej ka shazllone dhe pajisje të tjera.

Disa i vendosin koncesionerët aktualë që e kanë apeluar dekretin e qeverisë për kthimin e plazheve, ndërsa të tjerët si duket punojnë në mënyrë të paligjshme.

“Tashmë filluan edhe ndërhyrjet e para. Kemi pasur një rast të mbytjes. Javën e kaluar kemi pasur një numër të shtuar të ndërhyrjeve të ndihmës së parë, veçanërisht gjatë fundjavave- deklaroi Sasho Toçov- Kryqi i Kuq i Ohrit.

Për gjendjen e këtillë Kryqi i Kuq tashmë ka njoftuar kapetaninë, Ministrinë e Transportit dhe dy komunat. Ata do t’i publikojnë emrat e plazheve që nuk janë të sigurta për not. Dhe përveç mungesës së shërbimeve të shpëtimit, në plazhe përgjithësisht ende nuk zbatohen protokollet kundër koronavirusit.

“Pronarët duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi shazlloneve dhe gjithë objektit për dezinfektimin e të gjitha pajisjeve ndihmëse.”

“Edhe nëse dikush nuk mban maskë, nuk është aq e tmerrshme, sepse kontakti është i pamundur me dikë tjetër të infektuar. Ne mbajmë maska, i mbajnë të gjithë. Turizmi duhet të harrohet. Ky nuk është turizëm. Ky është turizëm i detyruar”.

Edhe shpëtuesit i paralajmërojnë vizitorët që të respektojnë protokollet shëndetësore. Në plazhe, nuk respektohet as masa e mbajtjes së distancës në ujë, ndërsa në varkë me pedale në të njëjtën kohë hipin më shumë njerëz, shumë shpesh të mitur./Alsat


Shtuar 25.07.2020 18:21