Kënga e Eurovision regjistrohet në Hollywood
Rona Nishliu
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Rona Nishliu ndodhet kohët e fundit në Los Angeles të Kalifornisë për të regjistruar në mënyrë profesionale këngën që pritet të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Nishliu ka qenë në bulevardin Sunset të Hollivudit ku janë edhe studiot më të njohura të regjistrimit. Gjithashtu Rona ka qenë në një nga studiot më të famshme si Ocean Way.

Kënga “Suus” është regjistruar nën drejtimin e një ekipi muzikantësh e teksnikësh. Ajo çka është vënë re dhe ka bërë mjaft përshtypje është vokali i Ronës si dhe titulli disi i pazakontë i këngës. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori