Kelmendi: U ndava me Emmy, kisha të dashur tjetër
Biznesmeni kosovar, Aziz Kelmendi, rrëfeu dje në gjykatën e Tiranës konfliktin me ish-të dashurën e tij, këngëtaren Elsina Hidërshai me emrin e artit Emmy, që ndërroi jetë në spital, pasi i pandehuri dyshohet ta ketë goditur qëllimisht me makinën e tij për ta vrarë.

Biznesmeni, pronar i një sërë hotelesh dhe lokalesh në Kosovë, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. Për Prokurorinë, ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por biznesmeni e ka goditur qëllimisht 21-vjeçaren për ta vrarë.

"Me Emmy-n kam pasur një lidhje dyvjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal "Venue", ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t'i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër. Jam larguar pasi doja të evitoja sherrin mes Emmy-it dhe të dashurës sime...kam dalë tek parkingu dhe kam hipur në makinë. Aty ka mbërritur Emmy dhe ka nisur të debatojë. Për të evituar zënkat, kam mbyllur xhamin e makinës dhe jam larguar. Nuk e kam vënë re që këngëtarja ishte kapur te makina dhe është përplasur..", theksoi biznesmeni, rrefimi i te cilit publikohet sot ne te perditshmen "Gazeta Shqiptare".


Pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve, gjykata vendosi të lërë në burg biznesmenin Kelmendi, të paktën deri në një vendim të dytë nga Apeli. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2011, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori