Kate Winslet i vjen të vjell nga “My Heart Will Go On”
“My Heart Will Go On” e Celine Dion është kënga që ka një ndikim të madh në karrierën dhe famën e aktores Kate Winslet. Kjo duke qenë se ka qenë kolona zanore në filmin e saj më të famshëm, “Titanic”. Megjithatë, Winslet çuditërisht shprehet se i vjen për të vjellë nga kjo këngë kur e dëgjon.

“Kam ndjenjën se do të vjell kur e dëgjoj. Nuk duhet ta them këtë, por vërtet ndjehem ashtu. Do të dëshiroja që të mund të thosha: ‘Dëgjojeni të gjithë, ajo është këngë e Celine Dion’, por thjeshtë nuk mundem”, ka thënë aktorja e njohur.

“My Heart Will Go On” është një nga këngët më të famshme dhe ka fituar shumë çmime, e megjithatë ka marrë shumë kritika nga ana e kritikëve të muzikës, teksa rokerët e Rolling Stone e kanë cilësuar atë si këngën më të keqe të realizuar gjatë viteve ’90, kur ka pasur një bum hitesh që dëgjohen edhe sot e kësaj dite.
Shtuar më 31/03/2012, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori