Kate Midellton shtatzënë?
Dukesha e Kembrixhit, Kate Midellton një ditë më parë ka qenë tek qendra e shtatzënisë pasi refuzoi të hante pastë me lajthi në një darkë mbretërore. 29-vjeçarja ka refuzuar këtë lloj ushqimi dhe në një kohë kur ekspertët këshillojnë evitimin, ka dyshime për një shtatzëni të mundshme.

Nga pamjet duket se Kate i jep një shikim Uilliamit, duke fshehur diçka që miqtë e tyre nuk e dinë.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se princesha nuk ka alergji nga lajthitë. Ndërsa pallati mbretëror ka rrëzuar spekulimet.

Fëmija e Kate dhe Uilliams do të jetë trashëgimtari i fronit mbretëror në Britaninë e Madhe, pavarësisht nëse do të jetë djalë apo vajzë. Kjo pasi së fundmi është ndryshuar ligji që i bën të barabardh vajzat dhe djemtë në marrjen e kurorës mbretërore. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori