Pacolli bashkë me fëmijët vjen në Shqipëri, ndan pamje nga brenda avionit privat (FOTO LAJM)

Miliarderi nga Kosova Behgjet Pacolli ka vizituar së fundmi Shqipërinë. I shoqëruar nga djemtë e tij, Isen, Diarin dhe Armani, kanë shijuar një pushim 4 ditor në vendin tonë.

Mesa bën me dije vetë Pacolli, ata mezi presin të kthehen sërish!

“Sot, me Isen, Diarin dhe Armanin përmbyllëm një pushim 4-ditor në Shqipëri. Ne e shijuam aq shumë sa qe nuk po na pritet të kthehemi përsëri!”, shkruan biznesmeni, krahas fotove me fëmijët e tij, teksa udhëtojnë me avion privat.


Shtuar 6.06.2021 19:24