Kardashian: Nuk u martova për show por nxitova
Kim Kardashian edhe pse ka kërkuar divorcin vetëm pas 72 ditësh martesë thotë se u martuar për dashuri dhe jo për shou televiziv. “U martova nga dashuria. Nuk do të kisha shpenzuar aq shumë kohë thjeshtë për një shou televiziv”, ka reaguar Kim.

Kardashian dhe Kris Humphries u martuan në gusht ndërsa pak pas muajit të mjaltit ata po shkojnë drejtë fundit të martesës për shkak të mosmarrëveshjeve.

“Jam romantike e pashpresë! Dashuroj me gjithë zemër dhe shpirt. Dua familje dhe fëmijë dhe jetë të vërtetë dhe ndoshta kam nxituar për ti pasur këto kaq shpejt”, është shprehur Kardashian
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori