Kandidate për çmimin OSKAR në moshën 63 vjeçare
Aktorët Joel Edgerton dhe Jacki Weaver
Pasi ka luftuar për vite me rradhë për të marrë pjesë në filma, papritur Jacki Weaver e gjen veten kandidate per çmimin Oskar në moshën 63 vjeçare. Askush tjetër nuk mund te jetë më e habitur se vete Weaver, e cila suksesin e saj më të madh e pati në filmin Australian me buxhet të vogël "Animal Kingdom", film ky që i dha famën më të madhe.

"Duket me të vërtetë e pabesueshme, e gjitha. Eshtë fantastike. Një pjese e imja nuk dëshiron ta mendoje shume këtë gjë dhe të emocionohet teper sepse mund te mos fitoj asgje dhe ne këtë moshë që jam është gjëja e fundit që mund të pres", ka deklaruar Weaver.

Ndryshe nga roli si Janine “Smurf” Cody ne filmin “Animal Kingdom” si një matriarke sociopatike, Weaver eshte një një gjyshe e dedikuar e nipit te saj 3 vjeçar, Taketora.

Djali i saj Dylan dhe gruaja e tij Makiko po presin fëmijën e tyre të dytë. Ajo do të jetë një vajze dhe do të vi në jetë pas 3 javesh.

Weaver ka patur 4 martesa (aktualisht ajo jeton me bashkëshortin e saj te katërt, aktorin Afrikano-Jugor Sean Taylor). Ajo ka deklaruar se për ta nuk ka as interesin me te vogël, por gjithashtu ka thënë që ajo i qëndron pranë bashkëshortit të saj të tretë Derryn Hinch, i cili është diagnostikuar me kancer ne mëlçi. (albeu.com)
Shtuar më 17/10/2010, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori