Kaltrina Selimi: Mezi pres ta vesh fustanin e bardhe
Albeu.com
Tashmë kur statusi i saj është “e fejuar”, këngëtarja Kaltrina Selimi tregon se martesa është temë e shpeshtë në bisedat me të zgjedhurin e saj, Dritanin. “Unë e hap gjithmonë këtë temë, sepse e pres me padurim ditën kur do ta vesh fustanin e bardhë, që ka qenë gjithmonë dëshira ime. Kam shumë dëshirë, gjithashtu, të bëhem nuse”, “Të kurorëzosh lidhjen, qoftë me fejesë ose martesë, nuk diskutohet që dashuria është parësore. Për mua, dashuria është gjithçka, dashuria është ushqim i shpirtit. Jeta ime është e rrethuar me dashuri e lum ai që di të dashurojë”, kështu pohon këngëtarja Kaltrina Selimi, duke treguar se edhe pak muaj bëhen 5 vjet që është takuar me Dritanin të fejuarin e saj. Se si është njohur me Dritanin, këngëtarja pohon se njohja ka ardhur nga pushimet e verës, transmeton Ballkanweb.
“Jemi takuar në Ulqin. Jemi njoftuar përmes shoqërisë në Ulqin, ku unë po kaloja pushimet e verës atje. Më pas kur Dritani shkoi në Londër, kontaktet i patëm shumë kohë me telefon”, thotë Kaltrina.
Shtuar më 12/05/2010, ora 12:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori