Kadare “playboy” shqiptar i shekullit të XX-të
Dje, në emisionin "Pasdite në Top-Channel" në TCH, gazetari Kastritot Myftaraj ka dhënë një intervistë për gazetarin Flavio Qarri lidhur me shkrimin e tij rreth librit të Elena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.


"Kastriot Myftaraj, Liljana Kondakçi paska qenë muza e Kadaresë.

Unë nuk e kam thënë kështu. Unë kam shkruar që Ana Kondakçi është e dashura e shkrimtarit Skënder Berbema, i cili ka marrë përsipër të shkruajë për prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Për prishjen e këtyre marrëdhënieve ka shkruar Ismail Kadare.

Por, deri tek marrëdhëniet intime… ky është një guxim i madh apo jo?

Akuzat i bën zonja Kadare, jo unë.

Kadare-Kondakçi kanë qenë çift apo jo?

Deri këtu nuk kam shkuar sepse do të ishte spekullim.

A ka qenë Kadare Kazanova më i madh i 50 viteve të fundit?

Këtë gjë e pohon zonja Kadare. Ajo thotë se ka qenë.

Dinit shumë detaje për historitë e Kadaresë?

Unë di dhe shumë të tjera, por nuk jam i sigurt nëse duhet t’i them apo jo.

Le të flasim për aktoren Rajmonda Bulku.

Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë.

Ju keni thënë se Kadare është “playboy” më i madh shqiptar i shekullit të fundit. I dyti kush është?

Duhet të pres kujtimet e bashkëshorteve, siç bëra në rastin e Kadaresë.

Mendimi juaj personal për Kadarenë?

E kam zili", përfundon intervista në Top-Channel me Kastriot Myftaraj. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori