Justin Bieber test ADN-je për të shuar dyshimet
Justin Bieber do të bëjë testin e AND-së në mënyrë që ti japë fund njëherë e mirë debateve mbi atësinë e pretenduar për një fëmijë të sapolindur. Mariah Yeater pretendon se babai i fëmijës së saj është pikërisht Bieber.

Këngëtare kanadez ka mohuar një gjë të tillë por 20-vjeçarja e ka hedhur në gjyq atë tashmë. Testi i ADN-së pritet të zhvillohet javën tjetër pasi 17-vjeçari të kthehet nga Evropa.

Shumë kush mendon se e gjitha kjo është një histori i fabrikuar në përpjekje për të përfituar të holla por do jetë gjykata ajo që do të qartësojë gjërat për të gjithë.
E dashura e tij Selena Gomez dukej se nuk ishte prekur nga këto akuza pasi ajo e priti mbajti mirë të dashurin gjatë prezantimit të ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards në Belfast, Irlandë e Veriut. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori