Justin Bieber dhuratë vetes një vilë 10 mln $
Shumica e 18-vjeçarëve do të ishin të lumtur me një festë surprizë të organizuar nga miqtë e tyre me rastin e ditëlindjes apo me një iPhone të blerë nga prindërit e tyre.

Por, kur 18-vjeçari qëllon që është një supermilioner dhe super i famshëm si Justin Bieber, dhuratat dhe festat fillojnë e bëhen miliona dollarëshe.

Në fakt, këngëtari i shndërruar në idhull për shumë adoleshente, është duke blerë një banesë prej 10,8 milionë dollarësh për vete dhe të dashurën e tij, Selena Gomez.

”Vatra” e re e dashurisë është një vilë tre-katëshe superluksoze, e ndodhur në Holliwood. Aktualisht, ajo është në pronësi të aktorit Ashton Kutcher, por ish-partneri i Demi Moore ka vendosur të largohet nga zona dhe Bieber do të zhvendoset të jetojë atje brenda pak ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori