Justin Bieber baba?!
Justin Bieber
Një 20-vjeçare e quajtur Mariah Yeater, e shndërruar në nënë pas lindjes së një fëmije me një baba të panjohur në datën 6 qershor, pretendonte në artikullin e botuar në faqen e parë të revistës rozë "Star", se djali i saj është ngjizur pikërisht prej idhullit më të madh të adoleshentëve, Justin Bieber.

Duke sfiduar Bieber, Mariah i kërkon këngëtarit që t’i nënshtrohet testit të atësisë, diçka që sipas saj, “do të zgjidhë në 30 sekonda një dilemë 9-mujore”.

20-vjeçarja shtoi se nuk kërkon asnjë rregullim financiar, përveç dietave të mjaftueshme për të rritur foshnjen. Në një deklaratë ligjore, e cila i nënshtrohet ndëshkimit për dëshminë e rreme nëse provohet, vajza thotë se pati një kontakt seksual me këngëtarin në datën 25 tetor, pasi të dy u njohën pas koncertit të tij në Los Anxhelos.

Sipas asaj që shkruan revista, Yeater u përpoq të vendosej në kontakt me Bieber vazhdimisht pasi mësoi që ishte duke pritur një fëmijë, por asnjë nga përfaqësuesit e këngëtarit nuk e telefonoi mbrapsht.

”Në periudhën e kohës në të cilën kam mbetur shtatzanë, nuk kam patur asnjë kontakt tjetër seksual”, theksoi e reja në artikullin e revistës. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori