Julka, s’jam xheloze për të dashurat e Andit
Albeu.com
Njëra ndër këngëtarët më të ëmbla të skenës se muzikës shqiptare, Julka, ka thënë në një intervistë për mediat shqiptare se nuk është xheloze nga të dashurat e dikurshme të Andit, me të cilin është në lidhje që gjashtë vjet.Njëra ndër këngëtarët më të ëmbla të skenës se muzikës shqiptare, Julka, e cila ka treguar se di të jetë e aftë edhe si drejtuese emisionesh, ka thënë në një intervistë për mediat shqiptare se nuk është xheloze nga të dashurat e dikurshme të Andit, me të cilin është në lidhje që gjashtë vjet. Tani ajo merr pjesë edhe në festivalin "Kënga Magjike", i cili do të mbahet në muajin nëntor. "Mendova të rikthehesha në skenë pas dy vjetësh me një material të ri, sepse 'Këngën Magjike' e kam cilësuar si një festival vlerash shumë të mira për t'u përçuar dhe çdokush që merr pjesë aty e ndien veten artist", ka thënë ajo në një intervistë për gazetën "Panorama". Për këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me Andin, të dashurin e saj, kurse teksti i këngës është punuar nga Ardit Roshi. Për këngën ajo thotë se është paksa më ndryshe nga rrymat e mëparshme të muzikës, por prapë është një këngë ritmike që sjell atmosferë. Gjatë kësaj periudhe, Julka ka qenë shumë e angazhuar edhe në emisionin e saj "What's Up". "Gjatë periudhës që unë dhe stafi, që më drejton si artiste, vendosëm të bënim një shkëputje, jam marrë me gjëra të tjera. Kam pasur emisionin në radio, i cili u bë në një format televiziv, por që nuk kam pasur mundësi ta rifilloj, për shkak të arsyeve profesionale, artistike dhe jo artistike.
Momentalisht jam e impenjuar edhe në drejtimin e radios 'NRG', si drejtoreshë, ku ka filluar një sezon i ri programesh, me personazhe shumë interesante dhe gjëra shumë argëtuese për publikun", thotë ajo.
Ndërkaq, në lidhje me jetën e saj private, Julka thotë se nuk është aspak xheloze dhe se nuk çan kokën për ishtë dashurat e Andit. "Nuk jam xheloze për të dashurat e dikurshme të Andit", thotë ajo në fund të intervistës së saj. (përgatiti ardian jasiqi, lajm)
Shtuar më 20/10/2007, ora 22:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori