Jonia Maliqi në prag të fejesës
Pëlqej
Albeu.com
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi, ka deklaruar për gazetën "Panorama", të Tiranës se së shpejti ajo pritet të fejohet me të dashurin e saj Gentin.Jonida thotë se për fejesë e ka frymëzuar pasi motra e saj ka lind një bebe. Këngëtarja ka pranuar për këtë gazetë se është e përkëdhelura e babait të saj. "Por, tani ngrohtësinë e kam gjetur tek i dashuri i im më të cilin bashkëjetoj që një kohë të gjatë", ka thënë ajo. Sipas saj përvoja e të kënduarit është fat i saj, kështu që nuk e gjen vetën askund më mirë se në muzikë. "Për mua ka qenë gjithmonë një dëshirë e madhe të realizoj një vepër kaq të madhe", thotë ajo. Ajo ndihet shumë e lumtur që është paraqitur në festivalin e këngës në RTSH, por thotë se nuk ka pasur edhe aq shumë ambicie për të konkurruar në "Eurosong". Në lidhje për atë se kur do të martohet, Jonida nuk heziton të përgjigjet dhe thotë se do të martohet në vitin 2008. "Data do të mbetet surprizë, pasi nuk kam dëshirë që të flas për këtë", thotë ajo.
Shtuar më 21/11/2007, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori