Johnny Depp, i pavendosur për "Piratët e Karaibeve 5"
Johnny Depp nuk është i sigurtë nëse dëshiron të bëjë edhe një film tjetër të "Pirates Of The Caribbean".

Depp është aktori kryesor në film dhe ka luajtur rolin e kapitenit Jack Sparrow në katër pjesët e hitit ekskluziv detar.

"Pirates Of The Caribbean 4" do të shfaqet më vonë këtë muaj.

Por ai akoma nuk është i bindur në realizimin e një filmi të pestë, pavarësisht se një skenar i është dorëzuar, thuhet në Hollywood Reporter.

"Nuk është se dua të nxitohem në realizimin e filmit të pestë. Unë mendoj se duhet të presim ca kohë. Filmat duhet të realizohen me kujdes dhe duhet të jenë të veçantë ashtu siç janë të veçantë për mua" tha Depp. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2011, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori