Johnny Depp flet për "Piratët e Karaibeve"
Johnny Depp
Nëse filmi i dytë dhe i tretë i "Pirates of the Caribbean" ju kanë bërë konfuz, nuk jeni të vetmit. Johnny Depp pranon në një intervistë të re se ai u ndie i humbur gjatë xhirimeve të dy sekuencave të reja.

"Ata duhej të shkruanin një triologji nga asgjëkundi. Ajo ishte shumë e komplikuar. Mbaj mend se fola me drejtuesin, gjatë prodhimit të dy filmave të fundit, dhe i thashë:'Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të thotë kjo'" tha Johnny Depp.

Ai shpjegon për filmin e katërt, ku materiali është thjeshtuar në komponentët e tij themelorë, se përbëhet nga një histori e thjeshtë dhe e re, që është zhvilluar për të shmangur mbivendosjen e komploteve që mund të "humbasin" audiencën.

"Për të qënë i sinqertë unë nuk i kam parë se si kanë dalë dy sekuencat e fundit të filmit 'Piratët e Karaibeve'. Unë kam parë të parin, por nuk i kam parë akoma dy të tjerët" shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori