Ngushtohet rezultati mes PD dhe PS në njesinë numër 7, tension mes ministres Gjonaj dhe numëruesve (VIDEO)

Është shoqëruar me tensione procesi i numërimit të votave në Njësinë nr. 7 në Tiranë.

Mësohet se shkak për tensionet është bërë fakti se në këtë njësi të kryeqytetit ka një rezultat shumë të ngushtë, deri më tani, mes dy forcave kryesore politike, PS e PD.

Në videon shihet momenti kur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, debaton me një vëzhgues, ndërsa nuk dëgjohet biseda mes tyre.


Shtuar 26.04.2021 21:49