Jeta e vërtetë e Jackson rrëfehet në një film (VIDEO)
Tashmë jeta e mbretit të popit Michael Jackson rrëfehet në një film kushtuar atij. Premiera e filmit dokumentar për jetën e mbretit të vdekur të muzikës pop, i titulluar "The Life of an Icon" mbërriti në kinemanë e sheshit Leicester të Londrës.

Detaje nga jeta, gjithçka që ai përjetoi, fama, telashet e tij, gjenden në këtë film i cili është realizuar në një vështrim të veçantë. Sipas mediave të huaja rozë në film shfaqen fotografi që nuk ishin parë më parë, intervistat me familjen dhe miqtë e ngushtë të këngëtarit.

Filmin e ka bërë miku i tij më i ngushtë i këngëtarit, regjisori David Gest.
"U zgjova një mëngjes dhe thash vetë më vete se unë do të bëjë një film për jetën e Michael, sepse jam lodhur duke lexuar histori imagjinare për të, kështu që unë dua të gjej të vërtetën, dhe t’u tregoj njerëzve diçka krejtësisht të re," tha producenti i filmit, David Gest.

Pas premierës në Londër, filmi do të jetë edhe në DVD në fund të muajit nëntor dhe të gjithë fansat e këngëtarit mund ta blejnë atë në çdo kënd të botës. /albeu.com/

Shihni videon:

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/bNWeRLasW0I?version=3&hl=en_US&rel=0">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori