Jennifer Lopez shkon te turqit, i cmend greket qipriote
Albeu.com
Paraqitja e paralajmëruar e yllit të aktrimit dhe këngës Jennifer Lopez në veriun e Qipros, ku jetojnë turqit qipriotë, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mesin e grekëve qipriotë, të cilët masivisht kanë kërkuar nëpërmjet Facebookut që koncerti i saj atje të anulohet!
Lopez do të duhej të paraqitej në hapje e hotelit luksoz në pjesën veriore të Qipros. Drejtori i hotelit "Kratos premijum", vlera e të cilit vlerësohet në rreth 220 milionë dollarë, ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me aktoren dhe këngëtaren e popullarizuar, duke shtuar se do të bëjë gjithçka që koncerti i saj të realizohet, njoftoi Reuters.

Për këtë paraqitje Lopez do të përfitojë tre milionë dollarë.

Në anën tjetër, grekët janë çmendur. Deri tashti mbi 14 mijë sish jan paraqitur në Facebook për të treguar kundërshtimin e tyre, kurse numri i komenteve po shtohet për rreth 2 mijë secilën ditë.

Në komentet e tyre theksohet se performanca e Lopezit paraqet “shuplakë për njerëzit të cilët kanë qenë të detyruar të ikin nga pjesa veriore e Qipros gjatë invadimit turk në vitin 1974, kur janë bërë tmerre të paimagjinueshme”.
Shtuar më 08/07/2010, ora 10:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori