Jennifer Lopez merr çmimin "Woman of the Year 2011"
Në "Carnegie Hall" në Nju Jork, është zhvilluar një shfaqje e jashtëzakonshme e Jennifer Lopez, në një mbrëmje enkas për femrat që kanë ndryshuar botën me punën, kurajon dhe idetë e tyre.

Tepër e hijshme edhe pas divorcit nga këngëtari Marc Anthony, i ati i fëmijëve të saj binjakë, Lopez shfaqet mahnitëse në ceremoninë, ku do të nderohej me këtë çmim nga Donatella Versace, me të cilën ka pasur edhe një diskutim i cilësuar si tepër inspurues, raporton Top-Channel.

Ajo është femra tipike, e cila për të arritur suksesin që ka sot, i është dashur të luftojë për vite me radhë për të rrokur ëndrrën e saj dhe atë që simbolizon në një farë mënyre ëndrrën amerikane.

Dhe tërë lufta e saj për të arritur majat i është shpërblyer, së fundmi edhe me një trofe tepër domethënës, “Femra e vitit 2011”, një vit i cili ka qenë me jo pak telashe për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori