Jackson ne gjendje jo te mire shendetesore
Albeu.com
Shendeti i Michael Jackson ka alarmuar mjeket, sipas te cileve, kengetari eshte ne gjendje shume te dobet fizike. Ata shprehen se stomaku i 50 vjecarit nuk eshte ne gjendje te trese ushqimet deri ne fund.Jackson aktualisht po kurohet me antibiotike per shkak te nje infeksioni ne lekure qe po e shqeteson prej kohesh. Ketij shqetesimi i shtohet edhe ulja e ndjeshme e peshes se kengetarit qe pas disa muajsh do nise nje numer te madh koncertesh ne O2 Arena te Londres per te mbyllur karrieren e gjate.

“Mjeket jane shume te shqetesuar pasi gjendja shendetesore e Michael eshte shume e brishte. I kane thene te haje me shume por ai refuzon ta beje nje gje te tille. E tret ushqimin si nje zog”, shprehet nje burim anonim per mediat amerikane.
Shtuar më 07/05/2009, ora 15:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori