Ja kush janë yjet që kanë provuar burgun
Lindsay Lohan është aktorja dhe personazhi i fundit i famshëm që ka provuar burgun. Por para saj ka pasur dhe shumë emra të tjerë të njohur që kanë kaluar shumë orë pas hekurave.

Mel Gibson, Paris Hilton, Christina Aguilera, Hugh Grant , Robert Doëney Jr. e shumë tjerë të cilët e shijuan “kënaqësinë” që e ofron qëndrimi në burg. /albeu.com/

Christina Aguilera
Në mars të këtij viti prapa grilave u gjend këngëtarja Christina Aguilera, e cila së bashku me të dashurin e saj është arrestuar për shkak të dehjes, përkatësisht ngasjes së automjetit nën ndikimin e alkoolit. Të dy e kaluan një natë në burg, ndërsa u lëshuan pas pagesës së shumës prej 30.250 dollarësh.

Paris Hilton
Paris Hilton i kaloi tre javë në burg për shkak të vozitjes në gjendje të dehur dhe mungesë të patentë-shoferit. Edhe kjo bukuroshe u lirua pas pagesës së një shume parash, por mbeti një njollë e zezë në biografinë e saj.

Michael Jackson
Michael Jackson-it në vitin 2003 në shtëpi iu futën 70 policë të armatosur për shkak të dyshimit se po keqtrajton fëmijët. Jackson është lëshuar nga burgu pas pagesës së kaucionit prej tre milionë dollarësh, ndërsa pastaj, pas gjykimit maratonik u shpall i pafajshëm.

Naomi Campbell
Naomi Campbell për shkak të problemeve me kontrollimin e zemërimit disa herë u gjend prapa grilave dhe po aq herë është dënuar me kryerjen e punëve të dobishme shoqërore. Por, edhe përkundër kësaj ajo kurrë nuk “u mbush mend” dhe vazhdon me avazin e vjetër.
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori