Ja kush janë femrat që fitojnë më shumë para
Oprah Winfrey vazhdon të mbetet femra që fiton më shumë para në botën e spektaklit. Nga maji i 2010 deri në maj të vitit 2011, ajo ka fituar plot 290 milion dollarë. Pasuria e saj llogaritet të jetë 2.7 miliard, duke e renditur atë në vendin e 139 në njerëzit më të pasur në Amerikë.

Por pas ndërprerjes së emisionit “The Oprah Winfrey Show” të ardhurat e saj janë ulur ndjeshëm pasi nga ky emision ajo kishte shumicën e të ardhurave. Mbetet për tu parë se në cilin pozicion do të jetë ajo vitin tjetër.

Lady Gaga renditet e dytë ndër femrat që fituan më shumë vitin e fundit. Ajo ka grumbulluar 90 milion dollarë, 200 më pak se Winfrey.

Pas Gagës vjen Bethenny Frankel me një fitim prej 55 milion dollarë. Frankel përdori famën që fitoi nga një reality show për të krijuar dhe shitur një markë të veten.

vendin e katër janë katër persona, pasi që të gjitha kanë fituar nga 45 milion. Ato janë: Gisele Bundchen, Taylor Swift, Ellen DeGeneres dhe Judge Judy Sheindlin. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori