Ja kush janë 10 aktorët më të paguar në Hollywood
Aktorja e cila ka fituar më shumë gjatë vitit 2011 është Drew Barrymore. Ajo fiton shumë por filmat e saj nuk është se kanë sjellë shumë të ardhura. Filmi i 2009 "Everybody's Fine" solli vetëm 16 milionë dollarë ndërsa "Lucky You" i vitit 2007 8 milion. Ajo ka luajtur në filma me buxhet 42 milionë të cilët kanë pasur të ardhura vetëm 32 milionë.

Eddie Murphy, i cili këtë vit do të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar është aktori i dytë më i paguar në Hollywood. Filmat e tij “Doctor Dolitte” dhe “The Nutty Professor” kanë sjellë një fitim prej 250 milion dollar në të gjithë botën. Por vitet e fundit kuleta e tij duket se është zvogëluar.

Will Ferrell është i treti në listën e aktorëve më të paguar. Ai është një aktor që luan filma me super-buxhet por edhe që sjellin shumë fitime. /albeu.com/

10 aktorët më të paguar të Hollywood-it:

1. Drew Barrymore
2. Eddie Murphy
3. Will Ferrell
4. Reese Witherspoon
5. Denzel Washingon
6. Nicolas Cage
7. Adam Sandler
8. Vince Vaughn
9. Tom Cruise
10. Nicole Kidman
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori