Ja kënga fituese e Eurovizionit (VIDEO)
Ell dhe Nikki
Kënga "Running Scared" e kënduar nga Ell dhe Nikki është shpallur fituese e edicionit të sivjetmë të Festivalit evropian të këngës- Eurovision. Me tekst dhe kompozim të Stefan Oern, Sandra Bjurman dhe Iain Farquharson, kënga që përfaqësoi Azerbajxhanin arriti të grumbullojë plot 221 pikë.

Vendin e dytë e zuri Raphael Gualazzi nga Italia me 189 pikë, ndërsa në vend të tretë u rendit Eric Saade që përfaqësoi Suedinë me 185 pikë.

Finalja e mbajtur në Duesseldorf Arena vuri në konkurrim 25 shtete të cilët kishin përfaqësuesit e tyre, ndërkaq fansat nga 43 shtete dhanë votën për të pëlqyerit e tyre.

Megjithatë, si zakonisht, në të shumtën e rasteve votat u ndanë ndërmjet shteteve fqinje, kështu që edhe “Eurosong 2011” u përcoll me të ashtuquajturin ‘votim politik’.

Ndërkohë, ditë më parë, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë, Aurela Gaçe, nuk arriti që të kualifikohej në finale me këngën “Feel the Passion”.


Ja kenga fituese:

Shtuar më 15/05/2011, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori