Ish-Kryeministri i Malit të Zi me orë që kushton 106 076 euro
Lideri i Partisë Demokratike Socialiste malazeze, njëkohësisht ish-kryeministri, Milo Gjykanoviç mban një orë me punim platini zviceran "Brege Turbion", çmimi i së cilës arrin mbi 100 000 euro, raporton gazeta e Podgoricës "Vijesti".

Gazeta publikoi se Gjykanoviç e ka mbajtur këtë orë të shtunën e kaluar në konferencën zgjedhore në komitetin e qytetit të Partisë Demokratike Socialiste, ku ka folur në funksionin e liderit të partisë.

Në filialin e Londrës të firmës zvicerane, në bazë të fotografive të shpallura në gazetë, kanë konfirmuar se kjo është një orë nga koleksioni i veçantë i orëve të punuara me dorë, të cilat kanë dy variante, ai nga ari i verdhë, me çmim 94 574 euro dhe nga platini me çmim 106 076 euro.

Firma tha se ora është rezistente ndaj ujit madje edhe në thellësinë 30 metra dhe është punuar në Zvicër. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori