Ish i dashuri i Whitney Houston kërcënon...
Whitney Houston
Ish-i dashuri i Whitney Houston, Ray J, shumë më i ri se ajo në moshë, ka kërcënuar se do të nxjerrë në skenë foto dhe video erotike që ai i posedon nga koha kur ka pasur një lidhje me divën e muzikës.

Këngëtari 31-vjeçar i muzikës R&B supozohet se ka shumë materiale erotike nga ish-e dashura e tij, të cilat mendon t’i bëjë publike. Ndërkohë, mësohet së të afërmit e Huston janë lidhur me Ray J dhe i kanë kërkuar që të paktën në këto momente, kur ylli i muzikës botërore ka shumë pak që është ndarë nga jeta, të tregojë respekt për të dhe jo ta njollosë figurën e saj përpara publikut.

Ish-i dashuri i Houston, mesa duket po përpiqet të përfitojë financiarisht nga këto materiale komprometuese. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori