Ish i dashuri: Genta e ka merituar dajakun
Panorama
Ka pasur vetëm një lidhje të rëndësishme në jetën e saj, për të cilën ka pohuar se preferon të mos flasë shumë pas zhgënjimit që ka pësuar. Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit, në rrëfimet e saj për veten në ‘Big Brother 5″ ka përmendur emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj nga Korça.

24-vjeçari, student i Informatikës, në një intervistë për "Panorama Plus" ka rrëfyer 5 vitet e lidhjes me Gentën, çfarë fshihet pas naivitetit të saj, dhe si u ndje kur u përball me faktin se ajo mund të ketë pasur lidhje paralele me një tjetër djalë nga Tirana.

I pyetur nga gazetari rreth kohës se sa kanë bashkëjetuar bashkë dhe për tipin e Gentianës ai u shpreh:

"Kemi bashkëjetuar shtatë muaj në Tiranë. Ajo vendosi të largohej nga shtëpia muajin e fundit dhe nisi të jetonte me disa shoqe, me të cilat ndante qiranë. Ma kërkoi këtë gjë për faktin se mërzitej vetëm në shtëpi dhe kërkoi hapësirën e saj.

- Ajo ka pohuar se ti ke ushtruar dhunë rregullisht mbi të, është e vërtetë?

"Varet çfarë kuptohet me dhunë. Por gjithsesi mund të them se jo çdo gjë ia kam dhënë pa shkak. Ka marrë nga unë atë çfarë ka kërkuar. Këtë e them, pasi ajo ishte tip që gënjente shumë, madje dhe para pasqyrës gënjen veten e saj. Kjo ishte arsyeja që kohët e fundit sillesha ftohtë me të, pasi gjithmonë sinqeriteti i Gentës linte për të dëshiruar". /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2012, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori