Instruktori nudo i jogas ndan Kardashian me Humphries
Seksionet e jogas të Kim Kardashian me instruktor nudo duket se ka qënë aryeja e ndarjes së saj me basketbollistin Kris Humphries, raporton "Daily Mail".

Fillimi i krizës në marrëdhënien e tyre ka nisur në një hotel në New York, ku bashkë me ta jetonte edhe motra e Kim, Kourtney. Kris është tronditur kur ka parë në dhomën e hotelit të prenotuar nga ai dhe Kim, instruktorin e jogës krejtësisht nudo që po u jepte leksione motrës së Kim dhe dy mikeshave të tjera të familjes Kardashian.

“Kjo është e shpifur, kjo është shtëpia ime! Është mungesë respekti!”, mësohet të ketë thënë Kris duke i kërkuar më pas Kimit që të largonte motrën e saj, madje duke dalë edhe vullnetar që t’i paguante një dhomë tjetër Kourtney-t.

Por me gjithë situatën e rënduar Kardashian raportohet se ka vazhduar seancën e jogas skur të mos kishte ndoshur asgjë.

Kjo mesa duket ka tronditur edhe më tej Humphries, i cili i ka thënë bashkëshortes së tij se kjo mënyrë jetese do ndikonte në formën e tij sportive, pasi i pengonte stërvitjen. Kështu, basketbollisti i NBA ka vendosur të kthehet në Minesota për t'iu rikthyer jetesës së mëparshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2011, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori