Për bukuroshen
Inis Gjoni këto ditë janë të kulluara... Siç ka
treguar edhe vetë
regjisorja e njohur, shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë jetë ditëve të saj. E me këtë jetë të re që po rritet brenda saj, Inisi është nisur drejt Greqisë, ku pasi të takojë disa të afërm të familjes do të pushojë pak ditë në ishujt e bukur grek.
Regjisorja Gjoni që është ende në muajt e parë të shtatzënisë prej 2 javësh e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por pavarësisht kësaj, edhe këtë herë si ajo është
treguar e ftohtë edhe hermetike ndaj pyetjeve të gazetarëve. “Bluetooth” ka zbuluar se Inisi
Gjoni pret vajzë.
Ky lajm i ka gëzuar pa masë të gjithë familjarët e saj, të cilët janë gjithë sy e veshë ndaj kërkesave të Inisit. Ky do të jetë fëmija i parë i Gjonit, e cila prej një viti ka rifilluar bashkëjetesën me mashkullin e jetës së saj, Arjan Selimin. Çifti këtë vit ka shpallur edhe fejesën zyrtare, ndërsa martesa është lënë për një kohë të dytë...
Shtuar më 07/08/2011,
ora 11:40