Ilira e mundi Gentën (VIDEO)
Pëlqej
Ilira Gashi
Këngëtarja e re kosovare, 16 vjeçarja Ilira Gashi që këndon bashkë me grupin "The Colors" ka arritur që të arrij në finalen e Zvicrës për Eurovision që sivjet do të mbahet në Gjermani.

Në këtë eveniment ka qenë edhe këngëtarja kosovare, Genta Ismajli por edhe kësaj here nuk i ka ndezur dhe duhet të jetë e lumtur me pjesëmarrjen.

Ilirja në këtë këngë flet për shtëpinë dhe mërgimin por edhe shumësinë e ngjyrave dhe popujve që ka Zvicra dhe mërgimtarë që shkojnë nga të gjitha anët atje.

Kënga ka fragmente edhe në gjuhën shqipe dhe për një ditë në Youtube.com e kanë klikuar mbi 17 000 adhurues.

Kur është pyetur nga DRS 3 se çfarë do të thotë përfaqësimi e saj në Eurovision, Ilira ka thënë se “nuk ka fjalë për ta përshkruar”.

Ilira më parë kishte marrë pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri por edhe në Top Fest 7.

Të dy herët nuk kishte pasur suksesin që ka pasur tani.

Kënga fituese e Ilirës, “Home” me grupin “The Colors”:


<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/UHLVzqBTzZk?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>youtube.com/v/UHLVzqBTzZk?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="480" height="385">
(Ardian Jasiqi, express)
Shtuar më 20/11/2010, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori