Ian Ziering bëhet baba për herë të parë
Pëlqej
Ian Ziering
Ian Ziering, i njohur për rolin e Steve nga "Beverly Hills", do të bëhet baba për herë të parë në prill. Gruaja e tij, Erin Kristine Ludwig, është shtatzënë. Ata u martuan në maj të këtij viti, dhe të dy janë të lumtur që do të bëhen prindër.

Erin dhe unë jemi shumë të ngazëllyer që do të bëhemi prindër. Kjo është diçka që e kemi dëshiruar gjithmonë”, ka thënë aktori dhe ka shtuar se gruaja e tij është shtatzënë që katër muaj e gjysmë. Për Ianin kjo është martesa e dytë, pasi para 8 vjetëve është divorcuar nga Niki Schieler, me të cilën ishte i martuar 5 vjet.
Shtuar më 02/11/2010, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori