Hugh Grant refuzon serialin "Two and a Half Man"
Sipas Deadline Hollywood, Hugh Grant-it i ishte ofruar zëvendësimi i Charlie Sheen në Two and a Half Man.

Ai ka pasur disa takime me producentët e serialit, dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë, por fatkeqësisht Grant u tërhoq.

Sipas burimeve të brendshme, nuk ka pasur probleme me kontratën: "Nuk ishte për paratë. Grant refuzoi të merrte pjesë në Two and a Half Man, sepse ato 24 episode duan shumë kohë dhe punë. Atij nuk i është mbushur mendja për të marrë pjesë në serial".

Burimet gjithashtu thonë se seriali mund të kishte vazhduar edhe për të paktën 3 sezone nëse Grant do të kishte nënshkruar kontratën.

Thashethemet e ditës së sotme që përfshijë "Dy burra e gjysmë" tregojnë se Ashton Kutcher është në konsideratë për të qënë zëvendësuesi i Charlie Sheen.

Sipas Zap2it, rrjeti nuk ka në plan të anullojë serialin dhe producentët janë të gatshëm të investojnë në aktorë të njohur.
/albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori