E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Hamilton e harron shpejt Nicole
Lewis Hamilton u nda para një muaji nga e dashura e tij, këngëtarja Nicole Scherzinger por duket se e ka harruar plotësisht atë.

Mbrëmjen e së dielës, piloti britanik i McLaren është parë me një një femër tjetër, emri i së cilës për momentin nuk dihet, në një festë të organizuar në Londër.

Por njerëz pranë Hamilton mohojnë se piloti mund ta ketë të dashur por thjesht një shoqe.

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger u ndanë në tetor të këtij viti pas katër vitesh bashkë. Sipas mediave rozë, arsyeja kryesore ishte dëshira e këngëtares për të pasur fëmijë, gjë që piloti nuk e dëshironte pasi është i fokusuar në karrierën e tij sportive në Formula 1. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori