Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi në prezencën e presidentit Trump

Kosova dhe Serbia sapo nënshkruan marrëveshjen ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nënshkruar po ashtu në dokument.

Presidenti Trump është ulur në mes të dyja palëve. Në sfond janë të vendosur flamujt amerikan. Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Po ashtu në ceremoninë e nënshkrimit shihen edhe zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, nikoqir të marrëveshjes.


Shtuar 4.09.2020 15:58