Greta Koçi në shoqërinë e Prefektit të Tiranës
Sipas asaj që shkruan gazeta "Lajm" në Maqedoni, këngëtarja Greta Koçi, e cila pak dite me parë u anëtarësua në Forumin Rinor të PD-së, do të jetë aktive në politikën aktive sa edhe në muzikë.

Pas një karriere të suksesshme muzikore dhe ngritjes së një radioje në Tiranë, Greta do të eci me të njëjtat hapa edhe në politikë-bërje.

Pak ditë pas emërimit si nën/kryetare e Forumit Rinor Demokrat, mbrëmjen e djeshme Greta Koçi është parë në periferi të Tiranës në një tavolinë me prefektin e Tiranës, Keltis Kruja.

Dy personazhet kanë konsumuar diçka së bashku dhe pas rreth 30 minutash kanë dalë nga bari së bashku. Vendi është zgjedhur në periferi për të qënë larg vëmëndjes së mediave dhe foto-reporterëve. /albeu.com/

Shtuar më 10/11/2011, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori