Greta Koçi ndihet e kërcënuar
Pëlqej
Greta Koçi
Greta Koçi ka kallëzuar penalisht punonjësin e një banke, i cili, sipas saj, i bën presione të vazhdueshme në telefon. I denoncuari quhet Thoma Kumaraku. Ai rezulton të ketë një problem të hershëm borxhi me babanë e këngëtares, shtetasin Fatmir Koçi. Personi i kallëzuar nga këngëtarja, shtetasi Thoma Kumaraku, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe ka sqaruar pozicionin e tij në këtë histori gati 6-vjeçare.

Kumaraku pranon që ka kryer telefonata me familjen e Fatmir Koçit, babait të këngëtares, por thekson se komunikimi ka qenë pa bërë kërcënime dhe presione, siç pretendon këngëtarja. Kumaraku thekson se ka telefonuar për t’i kujtuar datën e këstit të parave që kishin rënë dakord të shlyenin çdo muaj me një tarifë të caktuar. Sipas tij, bëhet fjalë për një shumë në total prej 18 650 dollarësh, për të cilën disa vite më parë ai ka pasur një çështje civile të hapur në gjykatë me babanë e këngëtares.

Kumaraku deklaron gjithashtu se është njohur me Fatmir Koçin në vitin 2005, kur kërkonte të blinte një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, objekt për të cilin Koçi pretendonte se ishte në pronësi të tij. Për këtë arsye ai i ka kërkuar shumën prej 26 mijë dollarësh, parapagesë për lokalin, por në fund e gjitha kjo rezultoi ‘mashtrim’.

Kumaraku pasi e ka kallëzuar atë në prokurori për mashtrim kanë gjetur një zgjidhje që Koçi t’i kthejë paratë. Kjo nuk po ndodh dhe Kumaraku thotë se kallëzimi i Greta Koçit është për të shmangur pagesën që familja e saj i detyrohen atij. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2011, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori