Gjykata zyrtarizon shkurorzimin e Madones
Pëlqej
Albeu.com
Gjykata e Londrës lejoi shkurorëzimin e martesës tetëvjeçare të këngëtares së muzikës 'pop', Madona nga regjisori Gaj Riçi.
50 vjeçarja Madona dhe Riçi, i cili është 10 vjec më i ri se ajo, nuk morën pjesë në seancën gjyqësorë. Sipas mediave, Riçi nuk ka kërkuar pjesë të pasurisë së Madonës. Prona e përbashkët vlerësohet në gjysmë miliardë dollarë. Pjesën më të madhe të të hollave e ka fituar Madona. Ndërsa çështja e kujdestarisë mbi tre fëmijët u vendos që për një fëmijë, ta ketë madhona, ndërsa për dy të tjerët, të jetë e përbashkët. Kërkesa për shkurorëzimin e këngëtares dhe regjisorit Riçi, u bë e ditur që muajin e kaluar, me kërkesë të Madonës. Për këngëtaren kjo është martesa e dytë e dështuar. Në vitet 80, ajo ishte martuar me aktorin Shon Pen.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori