Kamioni plot drogë e armë, si u kap mat shqiptari në Greqi 

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë greke pasi është kapur me një kamion me drogë dhe një armë zjarri.

Në pranga është vënë një 38-vjeçar në Greqi teksa tranpostonte drogë nga Selaniku drejt Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë greke, 38-vjeçari po transportonte lëndën narkotike të ndarë në 92 pako me automjetin e tij në aksin që lidh doganën e Evzonit me qytetin e Selanikut, me një kamion me targa shqiptare. Brenda në mjet u gjet dhe një pistoletë.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në Selanik dhe kishte si destinacion Athinën. Hetimet e policisë do të gjejnë “porostitësin” e drogës si dhe personin që e priste në kryeqytet.

 

 


Shtuar 31.05.2021 13:08