Gjini i "Portokallisë", i dashuruar me Xhensilën e "Etheve"
Pëlqej
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj
Ai na ka magjepsur me rolet e tij tek spektakli i humorit “Portokalli” duke krijuar personazhe të papërsëritshëm, kryesisht prototipë të çuditshëm, që flasin me dialekt verior. Tashmë nga të gjithë, ai identifikohet si Gjini, ndërkohë që emri i tij i vërtetë është Besart Kallaku. Sot është 25 vjeç, por falë programit “Portokalli”, Besarti, i cili është nga Fushë-Kruja, ka arritur të marrë gjithë famën dhe duartrokitjet që një aktor humori mund t’i ëndërrojë në karrierën e tij. Pra, një djalë i ri që na ka bërë të gjithëve për të qeshur, batutat e të cilit kanë hyrë në zhargonin tonë të përditshëm, por që në jetën e tij private duket se e ka marrë shumë seriozisht lidhjen që ka krijuar me Xhensila Myrtezajn. Për të gjithë ju që keni ndjekur spektaklin e talenteve “Ethet”, vajza simpatike nga Tirana ka qenë konkurrente te edicioni i katërt i “Etheve”, ku menjëherë ka spikatur jo vetëm për zërin, por edhe për bukurinë e saj. Më pas, Xhensila ka marrë pjesë edhe në “Top Fest”, ndërkohë që na kanalin muzikor “Supersonic” transmetohet klipi i këngës së saj “A më do”. Besarti ka krijuar një lidhje shumë të bukur me Xhensilën dhe prej një viti për këtë histori dashurie ai ka qenë mjaft i kujdesshëm që të mos ekspozohet.
Miqtë tregojnë se lidhja mes tyre është e fortë dhe çifti po përjeton momente shumë të bukura dashurie.
Megjithëse janë treguar diskret, gjithsesi paparaci ynë ka mundur të sigurojë disa foto të Xhensilës me Besartin dhe siç e shikoni edhe vetë djali i “Portokalli” i ka rënë pikës me zgjedhjen e tij. E ku ka më mirë për një aktor të ri e të talentuar, se sa të ketë në krah një vajzë që gjithashtu është në fushën e artit dhe mbi të gjitha është shumë e talentuar, por dhe shumë e bukur.
Më shumë detaje rreth perspektivës apo planeve të tyre të mëtejshme nuk kemi mundur të sigurojmë, pasi miqtë e përbashkët na tregojnë se nuk ka shanse që ndonjëri prej tyre të flasi për këtë lidhje, duke ruajtur gjithçka me shumë fanatizëm. Tani që lidhja e tyre nuk është më sekret, shpresojmë që në numrat e ardhshëm vetë ata të mund të na tegojnë diçka më shumë. (panorama)
Shtuar më 13/11/2010, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori