Gëzim në familjen Basha, Aurela lind vajzën e dytë
Familja Basha
Vjen në jetë vajza e dytë e kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Bashkëshortja e tij, Aurela, lindi dje duke sjellë një tjetër gëzim në këtë familje, fill pas shpalljes së fitores së Bashkisë së Tiranës nga bashkëshorti i saj.Mësohet se lindja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm dhe në pritje të vajzës së tij, ndërsa si bashkëshortja e tij, Aurela, ashtu dhe vajza e vogël, janë mirë. Ende çifti Basha nuk ka vendosur për emrin e vajzës së tyre të porsalindur. Kjo ngjarje e ka detyruar kreun e ri të Bashkisë së Tiranës të shkëputet për momentin nga rrjedha e Tiranës, për të qenë më afër familjes dhe të afërmve të tij. Në ditët në vijim ai do të jetë sërish në Tiranë, pasi do të duhet të bëjë betimin si kreu i ri i Bashkisë së Tiranës. Mësohet se çifti Basha, së bashku me dy vajzat, Dafinën dhe të sapolindurën, do të jetojnë në apartamentin e tyre në Tiranë sapo vajza e vogël të jetë gati për të udhëtuar nga Holanda. Nga ana tjetër, të afërm të familjes kanë qenë pranë familjes Basha, ndërsa një pjesë e tyre ka nisur të merret me urimet e shumta që kanë ardhur për vajzën e sapolindur. Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashri” dhe u martuan në Tiranë më 8 maj të vitit 2004. Ata kanë qenë bashkë në shkollë dhe, siç ka rrëfyer vetë Basha, ndjenja për njëri-tjetrin ka lindur pas përfundimit të shkollës. Vajza e tyre, Dafina, ka lindur në vitin 2006. Ata kanë qëndruar bashkë gjatë gjithë kohës, si në Holandë, gjatë studimeve, ashtu dhe në Kosovë, kur Basha punonte për administratën ndërkombëtare. Aurela është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Holandë, në të njëjtin universitet që ka studiuar edhe Basha, dhe u specializua për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Amsterdamit. Që prej vitit 1999 ajo punon për Projektin e Praktikave Parlamentare Lindje-Perëndim, një organizate ndërkombëtare jofitimprurëse që promovon demokracinë parlamentare në vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Shtuar më 15/07/2011, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori