Geti, i dashuruar me një tironse
Pëlqej
Geti - Getoar Selimi
Getoar Selimi, njëri ndër hip-hop artistët më të njohur, nuk ka prirje vetëm të këndojë. Ai shquhet edhe për të dashurat e shumta që ka pasur. E fundit zyrtarisht ishte Hana Shehu, prezantuese e njohur në Kosovë, lidhje e cila zgjati rreth dy vjet dhe përfundoi me pretekstin e angazhimeve të shumta të Getit.

Pak javë më parë, në një shkrim rreth albumit më të ri të Tingullit 3nt, lamë të hapur dyshimin e ardhjeve të shpeshta të tij në Tiranë. Dhe kishim të drejtë pasi nuk ishin vetëm koncertet arsyeja e vetme…

Ai duket se ka gjetur prehje në krahët e një vajze nga Tirana, të cilën thuhet se e ka njohur në një nga pub-et e kryeqytetit. Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit, madje dhe janë takuar disa herë. Ndërsa fotot që ne disponojmë janë bërë nga një shoqe e saj, me të cilën kishin qenë bashkë atë natë.
Shtuar më 29/11/2010, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori