Bashkia e Kavajës e infektuar, punonjësit preken nga COVID-19

Ministria e shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë 6 persona në qytetin e Kavajës.

Abcnews.al njofton se të 6 rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti.

Ndërkohë 5 prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ende nuk dihet se si janë infektuar punonjësit e kësaj bashkie.


Shtuar 4.07.2020 09:31